Lajme

Publikoi foto me hartën e Kosovës të mbuluar me flamurin serb, Hoxhaj i reagon Vuçiqit

Kryetari në detyrë i PDK-së Enver Hoxhaj, ka reaguar pasi presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka publikuar një hartë të Kosovës të mbuluar me flamurin serb.

Vuçiq mbi fotografinë të cilën e ka postuar në Instagram ka shkruar se “Serbia sot nuk është e dobët, nuk kërcënon, por dhe nuk harron, dhe nuk do të lejojë që 17 marsi të ndodhë përsëri”.Këtë ai e ndërlidh me trazirat e marsit të 2004-ës ku mbetën të vdekur 11 shqiptarë dhe 8 serbë derisa qindra të tjerë u lënduan.

Vuçiq, këtë e ka quajtur si masakër ndaj serbëve të Kosovës.

Hoxhaj në reagimin e tij në Twitter ka shkruar se sundimi autokratik është në një gjendje hipnoze ku propaganda dhe urrejtja nxiten kundër fqinjëve.

Comment here