Lajme

Gruaja kanadeze që u bë edhe nënë për fëmijët e Kosovës në vitin 1999

Sophie Boisvert Levesque ishte ushtare kanadeze që shërbeu në Kosovë gjatë luftës së fundit, megjithatë, për të Kosova u bë shumë më tepër se një zonë lufte, kurse shqiptarët nga Kosova ishin shumë më tepër se refugjatë e të përndjekur.

Ajo tregon në detaje përjetimet e saj gjatë dhe pas mbarimit të misionit të saj në Kosovë dhe për mënyrën se si fëmijët e ndryshuan jetën e saj përgjithmonë.

“I jam bashkuar Ushtrisë Kanadeze në vitin 1990, kur isha 18 vjeçare, me pritshmërinë që një ditë do të dërgohesha diku në botë për të ndihmuar. Zgjodha të krijoja familje në një moshë të hershme, vajzën e linda kur isha në moshën 20 vjeçare de djalin tim të parë në moshën 23 vjeçare. Prandaj, nuk pata mundësi të shërbeja diku para se të bashkohesha në “408 Tactical Helicopter Squadron in Edmonton”, Alberta, Kanada.

Në fillim të vitit 1999 na thanë të bëheshim gati sepse do të vendoseshim në Kosovë. Kushërira ime erdhi që të kujdesej për fëmijët e mi dhe unë atë kohë fola me Majorin për t’u siguruar se do të vija.

Comment here