Lajme

Ish-ambasadori, partive opozitare: Votojeni Vjosa Osmanin për presidente ose do ta harroni ndëshkimin historik të 14 shkurtit

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Islam Lauka, ka kërkuar që të respektohet vullneti i mbi 300 mijë qytetarëve që e votuan në zgjedhjet e 14 shkurtit, që Vjosa Osmani të votohet si presidente e Kosovës.

Lauka i ka quajtur të pabaza pretendimet e opozitës së re për ndarjen e pushtetit, duke ia ofruar asaj postin e presidentit, gjoja, për të shmangur përqendrimin e pushtetit në duart e Vetëvendosjes.Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Sipas ish-ambasadorit Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, bashkohen sot politikisht në prioritetet dhe sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova, por ideologjikisht, u takojnë kampeve të ndryshme, pasi Kurti është i pozicionuar në qendrën e majtë, ndërsa Osmani në të djathtën.

Lauka ka kërkuar nga partitë opozitare, që ta votojnë Osmanin për presidente, në të kundërtën, partitë e “vjetra” do ta harrojnë ndëshkimin e 14 shkurtit, duke rrezikuar degradimin në “parti analistësh”.
Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Postimi i plotë i Laukës në Facebook:

Të respektohet verdikti i popullit për zgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente e Kosovës

Në referendumin e 14 shkurtit 2021, Vjosa Osmani mori pjesë si kandidate për deputete dhe për presidente të Kosovës. Verdikti popullor e ngriti atë në piedestalin e njeriut më të votuar në historinë e zgjedhjeve të Kosovës, që kur ato u organizuan me lista të hapura.Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Comment here