Lajme

Koloneli shqiptar kërkon armatosjen e FSK-së

Koloneli shqiptar, Driton Demiraj ka komentuar faktin që pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës për herë të parë janë bërë pjesë e një misioni paqeruajtës krah ushtrisë amerikane me mision në shtetin e Kuvajtit.

Demiraj në Kanal 10 ka thënë se ky është një sukses i jashtëzakonshëm i Kosovës dhe se është pjesë e reformave të vazhdueshme që FSK ka nisur ndër vite, shkruan Reporteri.net.Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

“Ky është sukses i jashtëzakonshëm i Kosovës, i Forcës së Sigurisë së Kosovë por edhe i përpjekjeve diplomatike të Kosovës. Kjo është pjesë e reformave të vazhdueshme që FSK ka nisur ndër vite.

Do të theksoja si shumë të rëndësishme se kjo i tregon edhe Rusisë e Kinës dhe fqinjit tonë që është kundër të gjitha këtyre proceseve të Kosovës, pra Vuçiqit e Putinit që Kosova është në rrugën e duhur dhe ju nuk e ndaloni më dot”, u shpreh Demiraj ndër të tjera.

Ai po ashtu theksoi se është shumë e nevojshme që të rriten kapacitetet e FSK-së. DeHvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzivemiraj thotë se kjo përkthehet në përmirësimin e strukturave, rritjen e kapaciteteve, por edhe modernizimin me armatim të rëndë dhe artileri.

Comment here