Lajme

Kosovarët janë populli ndër më të lumturit në botë (Video)

Kosova është renditur e 33-ta në gjithë botën në Indeksin Global të Lumturisë, që e ka përpiluar Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Ndërsa në Gadishullin Ballkanik e ka përpara vetëm Slloveninë që zë vendin e 29-të, njofton Klan Kosova.

Niveli i lumturisë te kosovarët është 6.3 nga 10 shkallë sa ka raporti.

Këtu përfshíhen jeta e shëndetshme, bujaria, liria për të zgjedhur, mbështetja sociale e përshtypjet për k orrupsionin.

Njerëzit më të lumtur në botë kanë dalë të jenë finlandezët.

Në përgjithësi, autorët e raportit thonë se njerëzit janë përmbajtur emocíonalísht nga ndikimi i pandemisë C0VíD-19.

“Kemi bërë dy lloje pyetjesh. Një për jetën në përgjithësi dhe tjetrën për gjendjen emocíonale, s tresin, a nkthin. Ajo që kemi vërejtur është qëndrueshmëria e njerëzve, megjithëse ne jemi akoma në mes të një kríze të thellë”, thotë Jeffrey Sachs, bashkautor i Raportit Botëror të Lumturisë.

Comment here