Lajme

U Kap Duke Biseduar Në Telefon Derisa Po Voziste, Shoferja Tenton Të Ikë – Polici Kërcen Mbi Kapakun E Motorit(VIDEO-PAMJE)

Një polic trafiku të cilit nuk iu tremb syri është filmuar duke qëndruar mbi kapakun e motorit të një veture në lëvizje, pasi shoferja e saj ishte munduar të ikë kur kishte vendosur ta gjobit për mosrespektim të rregullave të trafikut.

Polici kishte ndalur shoferen që po bisedonte në telefon derisa ishte prapa timonit, dhe kur u largua për pak metra për të kontrolluar targat e saj, vendosi të ikë me shpejtësi.

Megjithatë kjo nuk e ndali 27-vjeçarin të hidhet mbi veturë dhe t’i bërtas tërë kohën që të ndalet. E gjithë kjo ngjarje është filmuar në Krugersdorp të Johannesburgut në Afrikën e Jugut.

Comment here