Lajme

Albright: Rugova na kërkoi që Kosova të bëhet shteti i 51-të amerikan

Ish-sekretarja amerikane e shtetit Madeleine Albright përshkruan takimet me Ibrahim Rugovën dhe zararin që kishte bërë politike amerikane, kur i kishte shtyrë liderët shqiptarë të takonin Slobodan Milošević-in. Si u ndreq pastaj ky zarar? Hollësi nga libri: Madeleine Albright «Madam Secretary: a memoir», Miramax Books, 2003.

Për të mirën e tyre, shqiptarët vendosën t’i bënin ballë paqësisht shtypjes serbe, duke krijuar institucione paralele. Nën udhëheqjen e Ibrahim Rugovës dhe LDK-së ata ngritën me ngulm, por jo në mënyrë të dhunshme, çështjen e pavarësisë.

Qëllimi ynë ishte arritja e një zgjidhjeje përmes bisedimeve midis Milošević-it dhe shqiptarëve, e cila do t’i siguronte krahinës një shkallë të madhe vetëqeverisjeje. Për ta arritur këtë, së pari duhej të përcaktonim bashkëbiseduesit e shqiptarëve që kishin pikëpamje të ndryshme dhe ishin të përçarë.

Comment here