Lajme

Kur do të shfaqen Je’xhuxhet dhe Me’xhuxhet

Imam Ibni Kethiri (rahimehull-llah) ka permendur per ajetet e meposhtem:

«Te pyesin ty (o Muhammed ) dhe per Dhulkarnejnin. Thuaju: “Une do t’ju rrefej dicka nga historia e tij”. Sigurisht qe Ne e vendosem ate ne toke dhe Ne i dhame atij rruge e mjete per te arritur cdo gje. Keshtu ai ndoqi nje rruge. Derisa, kur arriti vendqendrimin e diellit (vendin me te larget ne toke qe mund te arrije), pa qe ai perendonte ne nje vend ku buronte uje i zi i turbulluar (ky ishte vendi me ne perendim ku ai arriti te shkoje) dhe aty prane gjeti nje popull qe banonte ne te. Ne i thame (me frymezim?):” O Dhulkarnejn! Ose ndeshkoji ose sillu mire ndaj tyre”. Ai tha: “Sa per ate (qe nuk beson All-llahun) qe ben padrejtesi, ne do ta ndeshkojme ate dhe pastaj ai do te kthehet prape te Zoti i Tij i Cili do ta ndeshkoje ate me denim te padegjuar (ne Xhehenem).

Por, sa per ate qe beson (All-llahun) dhe punon drejtesi, ai do te kete shperblimin me te mire (Xhennetin) ndersa nga fjalet e buta e drejtuese qe do ti themi (do te jete me i drejtuar e do ta kete rrugen per ne Xhennet me te lehte).” Pastaj ai ndoqi nje rruge tjeter (nga lindja). Derisa, kur arriti tek vendi ku lindte dielli (vendi me i larget ne lindje ku arriti, ku kishte toke e njerez), pa se ai lind ne nje popull te cileve Ne (All-llahu) nuk u patem dhuruar mbulese per tu mbrojtur nga dielli. Keshtu qe! Dhe Ne dinim gjithcka qe ishte perpara tij (Dhulkarnejnit). Pastaj ai mori nje rruge tjeter. Derisa, kur arriti mes dy malesh, ai gjeti aty prane nje popull qe mezi kuptonin ndonje fjale (kuptoheshinme veshtiresi me ta). Ata i thane: “O Dhulkarnejn! Me te vertete Jexhuxhet dhe Mexhuxhet po bejne shume te keqija e fatkeqesi ne toke. A te paguajme ty nje detyrim (haraç) me qellim qe ti te mundesh te na ngresh nje pengese te pakalueshme mes nesh dhe atyre?” Ai tha: Ajo (fuqi, autoritet, pasuri) ne te cilen me ka vendosur Zoti im eshte me mire (se sa shperblimi juaj), keshtu qe me ndihmoni me fuqi (punetore) dhe une do te ndertoj mes jush dhe atyre nje pengese te pakalueshme. “Me sillni atehere blloqe hekuri “, pastaj kur e mbushi gryken mes dy maleve shkembore tha:

“Fryni (me shakull)” derisa i nxehu fort, (pastaj) shtoi: “Me sillni baker te shkrire per ta derdhur mbi ta.” Keshtu ata (Jexhuxh e Mexhuxhet) u bene te pafuqishem per t’iu ngjitur ose per ta shpuar (per te kaluar ne anen tjeter). (Dhulkarnejni) tha: “Kjo eshte meshire prej Zotit tim, por kur te vije premtimi i Zotit tim, Ai do ta sheshoje ate pertoke dhe premtimi i Zotit tim eshte gjithnje i vertete.” Dhe ate dite (Diten kur ata Jexhuxh e Mexhuxhet do te dalin qe andej), Ne do t’i leme te gufojne si vale deti mbi njeri tjetrin (kaq shume do te jene) dhe pastaj do t’i fryhet Surit e Ne do t’i grumbullojme ata (krijesat) te gjitha se bashku.» (Suretu el-Kehf, ajetet:83-99)

Comment here