Lajme

Dalin pamjet! Magazina digjet, Arjani vrapon për të shpëtuar kolegët

Janë publikuar momentet e fundit kur Arjan Sala vrapon për t’u futur në magazinën që digjej por që brenda ndodheshin kolegët e tij. A2News ka arritur të sigurojë pamjet nga kamerat e sigurisë së qendrës tregtare të cilat kanë kapur momentin kur Arjani vrapon për të shpëtuar punonjësit e tjerë. 32-vjeçari, shef i sigurisë në qendrën tregtare, hyri në magazinën ku ra zjarri dhe pasi shpëtoi 25 persona, u bllokua mes flakëve dhe humbi jetën. Arjan Sala ishte shefi i rojeve të sigurisë, i cili bëri të mundur nxjerrjen e 25 punonjësve që punonin për sigurinë e godinës. Ndërkohë ditën e sotme ai mori dhe titullin e nderit “Dëshmor i Atdheut”.

Comment here