Lajme

Në Austri e Gjermani vaji 50 cent, në Maqedoni 1.50 euro

Në Maqedoninë e Veriut po vijon rritja e çmimeve të produkteve ushqimore. Rritje stratosferike po ndodhë me çmimin e vajit që ka shkuar në 100 denarë apo rreth 1.50 euro.

Kjo po ndodhë në kohën kurr rrogat dhe ndihmat sociale janë minore. Rrogat mbi 200 e 300 euro, ndërsa ndihmat sociale prej 50 – 150 euro, përcjell INA.

Por nga ana tjetër realiteti është krejt ndryshe në vendet evroperëndimore, ku edhe pse rrogat minimale janë mbi 1200 euro apo ajo mesatarja 2 mijë euro. Një bashkëatdhetar në Austri ka shkruar dhe ka publikuar foto ku shihet çmimi i vajit 0.50 cent apo 30 denarë.

Comment here