Lajme

DioGuardi: Mos harroni se kush janë Shqiptarët! Janë ata që në 11 Shtator Qanin, kurse Grekët dhe Serbët qeshnin

Xhozef DioGuardi, ish-kongresmeni amerikan dhe themeluesi i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, i vetmi grupim lobues për shqiptarët në Uashington, ka mbrojtur interesat e kombit tonë gjatë një seance dëgjimore në nënkomisionin e punëve të jashtme të Kongresit, për Europën dhe Eurazinë, kundër lobuesit serb, Ivan Vejvoda, ish- këshilltarit për politikë të jashtme në qeverinë serbe të Zoran Xhinxhiç dhe Zoran Zivkoviç.

Ndërsa lobuesi serb, Vejvoda, u përpoq të tregonte se procesi i normalizimit të mar.rëd.hënieve mes Kosovës dhe Serbisë, ishte në rrugën e duhur, DioGuardi ndërhyri për të hedhur poshtë këtë pretendim.

Comment here