Lajme

Fatmir Rexhepi nga LDK: Vjosa Osmani do të jetë presidente e Kosovës

Pushteti e ka vënë opozitën para shantazhit “zgjedhje ose Vjosa Osmani Presidente”. Por, a po i dorëzohet LDK-ja këtij shantazhi?

Ish ministri dhe ish deputeti i LDK-së, Fatmir Rexhepi, ka deklaruar se duhej të votohej Vjosa Osmani për pozitën e presidentes së vendit.

“Deputetët e LDK-së e kanë një shans të mirë që ta votojnë Vjosa Osmanin për presidente me qëllim që ta përmbyllim formimin e institucioneve dhe kjo është në interes për vendin” ka thënë Rexhepi për gazetën IndeksOnline.

Rexhepi madje ka shprehur bindjen se Osmani do të zgjidhet presidente e vendit, pasi Kosova nuk ka kohë për të humbur.

Comment here