Lajme

Kjo është gruaja që ofroi Albin Kurtit falas shtëpinë për qëndrim, Ja çka thotë ajo! (Video)

Mira Zeqiraj është një kosovare që jeton në Irlandë dhe që u shpreh e gatshme që ta dhurojë shtëpinë e saj për Albin Kurtin. Në një deklaratë për emisionin “Frontal”, në T7, ajo tha se është e gatshme që shtëpinë t’ia jap Albin Kurtit me qira pa asnjë cent, shkruan Gazeta Express.

“Unë jam në gatishmëri që me ia dhënë pa as një cent me qira shtëpinë Albin Kurtit. Ai është kryeministër. Albin Kurtin e kam takuar për herë të parë në 2004 këtu në Irlandë. Unë do ja u lëshoja shtëpinë edhe të tjerëve”, ka thënë Zeqiraj.

E këtë veprim ajo e ka bërë edhe më parë. Në “Frontal”, ajo tregoi se si banesën qe e ka në Kosovë e ka lëshuar falas me qira për një shoqe të saj.

“Unë në Kosovë kam edhe banesë edhe shtëpi. Banesën ia kam lëshuar fal një shoqeje sepse jetojë në Irlandë”, ka deklaruar ajo.

Comment here