Lajme

Ministri Peci suspendon 5 zyrtarët që u arestuan për korrupsion dhe iu gjetën 2 çanta me para

Me kërkesë të ministrit të ri të Bujqësisë, Faton Peci, kryesuesi i Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, Nazmi Zenelaj ka marrë vendim për suspendimin e pesë zyrtarëve të arrestuar për dallavere me subvencione.

Ani pse ata ishin arrestuar me 24 shkurt dhe në ndodhen në paraburgim, ish-ministri Besian Mustafa nuk kishte ndërmarrë asnjë masë ndaj tyre. Vendimi për suspendimin e tyre është marrë tek të martën e 30 marsit.

Sipas këti vendimi, pesë zyrtarët suspenduar janë Luan Statovci drejtori i Drejtorisë për Pagesa Direkte, Sadat Shkodra zyrtar për pagesa në Drejtorinë për Pagesa Direkte, Adushe Ukshini inspektore në Drejtorinë e Kontrollit, Berat Nika zyrtarpër Pagesa Direkte në Drejtorinë për Pagesa Direkte dhe KAstriote Bajrami -Sejdiu zyrtare e Arkivës në Drejtorinë e Administratës së Pergjithshme.

“Zyrtarët nga pika 1 e këtij vendimi, marrëdhënia e punës pezullohet në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë…nga data 30 mars 2021 deri në marrjen e një vendimi Komisioni Disiplinor”, thuhet në këtë dokument.

Bazuar në këtë vendim, zyrtarët e suspenduar do të marrin 50% të pages gjatë kohëzgjatjes së pezullimit deri në marrjen e një vendimi tjetër.

“Duke u thirrur në rrethanat e krijuara në AZHB dhe pas emërimit tim me datën18.03.2021, dhe duke u bazuar në kompetencat ligjore si zv.kryeshef Ekzekutiv – Udhëheqësi me i lartë i AZHB-së, si dhe në ndjeshmërinë e rastit dhe vazhdimin e masës së paraburgimit të zyrtarëve të arrestuar, për cka jemi njoftuar përmes mjeteve të informimit por jo edhe përmes rrugëve zyrtare, si dhe në bazë të mungesave të vijueshmërisë në punë sipas evidencës zyrtare të drejtorisë së administratës së përgjithshme, kryeshefi Ekzekutiv vendos që zyrtarët e lartëpërmendur në dispozitiv të këtij vendimi të pezullohen përkohësisht nga puna deri në marrjen e vendimit nga Komisioni Disiplinor i AZHB-së”, thuhet në arsyetimin e vendimit.

Comment here