Lajme

Eurodeputeti austriak: Heqja e vizave për kosovarët duhet të ndodhë tani

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka shkruar për pesë vjetorin e marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimin Europian.

Përmes twitter ai ka thënë se kjo marrëdhënie e parë kontraktuale mes BE-së dhe Republikës së Kosovës, ishte moment historik si rrugëtim i rëndësishëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, njofton Klan Kosova.

Në këtë kontekst, ai thotë se liberalizimi i vizave është vonuar dhe duhet të ndodhë tani.

”Pesë vjet më parë, Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit me #Kosovën hyri në fuqi. Si marrëdhënia e parë kontraktuale midis EU dhe RKS kjo ishte një moment historik i rëndësishëm në rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në BE. Liberalizimi i vizave është i vonuar dhe duhet të ndiqet tani”, ka shkruar ai.

Comment here