Lajme

Merkel Jep Lajmin E Madh, Kjo Vlen Edhe Për Shqiptarët Që Jetojnë Në Gjermani

Qeveria gjermane ka arritur një kompromis për rritjen e pensioneve për pensionistët me të ardhura të ulëta.

Marrëveshja garanton një pension bazë për punëtorët me të ardhura të ulëta pas muajve të tensioneve për këtë çështje, e cila ka mund të sjellë krizë në qeveri

Anëtarët e koalicionit qeverisës, përfshirë kancelaren Angela Merkel dhe ministrin e Financave Olaf Scholz, arritën një marrëveshje gjatë bisedimeve që zgjatën më shumë se gjashtë orë, raporton Reuters.

Një pension bazë do të jetë një shtesë për pensionet, e cila duhet të sigurojë që ata që marrin të ardhurat më të ulëta janë në gjendje të mbulojnë shpenzimet bazë të jetesës mujore

Plani i Qeverisë gjermane do të mbulojë gjithashtu punonjësit me të ardhurat më të ulët, të cilët kujdesen për fëmijët ose të afërmit, pa specifikuar detaje.

Comment here