Lajme

A ishte gabim gjuhësor kur Lutfi Haziri iu referua Krishtit si Zoti i tij? Komentuesit i reagojnë ashpër

Me rastin e festës së Pashkëve, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka uruar besimtarët katolikë. Në mesazhin e urimit thuhet:
“Ringjallja e Krishtit dhe Zotit tonë. Në këto Pashkë, i përkujtojmë dhe përkulemi për sakrificën e madhe martirëve të Karadakut, të cilët rezistuan deri në flijim për dashurinë ndaj Zotit dhe Atdheut!”, përcjell Ballkani.info.Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Por fjalia e parë në postimin e Hazirit ka ngjallur reagime të shumta në komente, derisa iu është referuar Krishtit si Zoti i tij.
Komentuesit të cilët e njohin për mysliman Lutfi Hazirin i kanë reaguar ashpër, kur dihet se besimi islam nuk njeh Zot tjetër, pos një Zoti, që në fenë islame është Allahu.
Nuk dihet nëse jo qëllimisht dhe me vetëdije ka shkruar në këtë mënyrë Lutfi Haziri, apo ishte një gabim gjuhësor.Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Comment here