Lajme

Gjen 350.000 euro, i dorëzon në polici dhe JA SI perfundon….

Një punëtor i një fabrike për mbledhjen e mbeturinave në Japoni i ka dorëzuar në polici hiç më pak se 350.000 euro para të gatshme që i kishte gjetur në një kosh mbeturinash, duke e rritur reputacionin e vendit për ndershmëri.

Punëtori i moshës 63-vjeçe, i cili s’është identifikuar, i kishte gjetur paratë në koshin e mbeturinave në qytetin Numata, në qendër të Japonisë, këtë të marte, transmeton Express.
Policia është informuar dhe po e trajton rastin si humbje të pronësisë, raporton gazeta Mainchi.

Autoritetet kanë bërë thirrje që kushdo që beson se i ka humbur paratë aty të paraqitet, edhe pse policia ka refuzuar që të japë detaje për koshin ku janë gjetur paratë në mënyrë që t’i eliminojë pohimet e rreme.
Japonia njihet si njëri nder vendet më të ndershme në botë.

Comment here