Lajme

Afrim Muçiqi: Të mbahen dasmat ose s’do të lejohet puna e bizneseve tjera

Afrim Muqiqi nga Oda e Hotelerisë dhe Turizmit thotë se pranojnë dhe do të respektojnë masat e reja të qeverisë së Albin Kurtit. Qeveria sot mori vendim për mbyllje të gastronomisë për 11 ditë.

“Ne do ta respektojmë këtë vendim të Ministrisë të cilin e ka pru mirëpo ne si departament i estradës pranë Odës Hoteliere të Kosovës sapo u ktheva nga takimi ku e kishim një mbledhje urgjente me gjithë estradën e kryeqytetit”, tha Muçiqi.

“Kemi kërkesat tona dhe vendimin që kemi marrë sot që do t’i adresojmë nesër të ministri Vitia. Pasi mbyllja është bërë zyrtare atëherë në momentin kur të hapet s’do të tolerojmë që të hapen bizneset tjera dhe ne të anashkalohemi. Por nëse hapet do të hapet për të gjithë apo duhet të mbyllet për të gjithë. Kjo është kërkesë decidive”, theksoi ai për RTK’në.Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Comment here