Lajme

VV mbyll Kosovën, ministrat e deputetët e saj në Tiranë

Shkaku i masave restriktive të vendosura nga qeveria e Albin Kurtit, shumë kosovarë ia mësynë këtë fundjavë Shqipërisë. Një fenomen i tillë u diskutua me zhurmë të madhe në opinion, duke pasë parasysh faktin se në këtë kohë të krizës ekonomike në Kosovë, paratë e kosovarëve shpenzohen në një shtet tjetër.shtype rekl,am dhe shiko vide,on

Por, VV vet i vendosi masat, e vet po ikën prej tyre. Madje, në Shqipëri ka shkuar edhe një ministër i qeverisë Kurti, shkruan lajmi.net.

Bëhet fjalë për Liburn Aliun, ministër i Infrastrukturës në qeverinë Kurti i cili sipas disa fotografive të postuara në rrjete sociale, shihet se ka marrë rrugën për në Shqipëri.

Bashkë me të në veturë është edhe kandidati për deputet i VV-së në Shqipëri, Boiken Abazi si dhe Liridona Bislimi, këshilltare komunale në Kuvendin Komunal të Vitisë.shtype rekl,am dhe shiko vide,on

Comment here