Lajme

Tragjike: Humb jetën 23-vjecari në një aksident trafiku në Deçan (FOTO)

Një 23-vjecar me inicialet F.H ka humbur jetën e një tjetër ka marrë lëndime të rënda trupore në një aksident trafiku i cili ka ndodhur në mesditën e 23 dhjetorit në fshatin Isniq, komuna e Deçanit. Lajmin e ka konfirmuar zyra e policisë rajonale të Pejës.

“Ju njoftojmë se më datën 23.12.2019 rreth orës 14:53 në rrugën Pejë- Deçan, në fshatin Isniq – Deçani ka ndodhur një aksident në komunikacionin rrugor, me ç’rast një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka pësuar lëndime të rënda trupore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas të dhënave nga hetuesit nga vendi i ngjarjes, në ketë aksident ishte përfshirë një automjet me targa regjistrimi të jashtëm. Ngasësi i automjetit kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes sipas konstatimit mjekësor, ndërsa pasagjeri kishte pësuar lëndime të rënda trupore, me ç’rast është dashur të intervenojë edhe njësiti i zjarrfikësve.

Comment here