Lajme

“2084 -fundi i botës”, paralajmëron Boualem Sansal!

“2084 -fundi i botës”, paralajmëron Boualem Sansal!
I persekutuar nga fondamentalistët islamikë dhe i detyruar që t’i botojë librat e tij vetëm në Europë, shkrimtari algjerian Boualem Sansal ka qenë në Romë për një tur prezantimesh.
Si besoni se do të reagonte një lexues që jeton në një vend të çfarëdoshëm islamik për romanin tuaj “2084 – Fundi i botës”?Shtyp reklamen per ti pare video/Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet

Reagimi do të ishte shumë i egër. Por unë jam i qetë, në fund të fundit reputacioni është më shumë i bukur sesa i shkatërruar pranë publikut islamik. Është në kohërat e pozicionimeve të mia të para publiku dhe sidomos nga dalja e romanit tim të parë që kam bërë kaq shumë armiq, sa që kam përfunduar në “listën e zezë”. Tashmë këta armiq i kam dhe nuk mund të bëj asgjë, jam mësuar të bashkëjetoj i qetë me këtë vetëdije. Pasi, kije mirë parasysh, me kërcënimet e fondamentalistëve arrihet të bashkëjetohet; kush thotë të kundërtën, gënjen. Sigurisht, jetoj me vëmendje, por ama jetoj. Jam mësuar kështu.Shtyp reklamen per ti pare video/Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet

Comment here