Lajme

Gruaja shqiptare që sfidon burrat në timon, kampione në garat me makina

Brunilda Tafili ka thyer tabutë në vozitje. Brunilda nga Peshkopia ka ndjekur pasionin e saj për të garuar duke u bërë një kampione. Ajo rrëfeu në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” se makinën ka mësuar ta ngasë që në moshën 9-vjeçare falë xhaxhit të saj, që ishte një kampion garash në Itali.Shtyp reklamen per ti pare video/Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet

“Hera e parë që i kam dhënë makinës ka qenë një Mercedes shumë i gjatë. Dhe që kur e kam nisur, e kam nisur me këmbë të mbarë, e përgatitur për shumë sfida.”, u shpreh Brunilda. 30-vjeçarja, nënë e tre vajzave tregoi se tashmë jeton në Kosovë, ku dhe është angazhuar në gara.Shtyp reklamen per ti pare video/Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet

Ajo tregoi se që në momentin e parë që ka zbuluar se ka një disiplinë garash për femrat, nuk ka hezituar të marrë pjesë. Duke folur për paragjykimet, ajo tregoi se nëse do të kishte qenë në Shqipëri do të ishte ndjerë e paragjykuar. /abcnews.alShtyp reklamen per ti pare video/Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet

Comment here