Lajme

Pas 19 vjetësh burgim, bën iftar me familjen

Për herë të parë pas 19 vjetësh, Abu Latifa bëri iftar në tryezën e familjes, pasi kaloi më shumë se 18 vjet në një burg të Izraelit.
Amjad Abu Latifa, 49-vjeçar, u lirua nga burgu më 28 janar të vitit 2021.
“Falë Zotit vuajtjet morën fund, pas një kohe të gjatë jemi bashku ashtu siç e kam parafytyruar në burg. Nuk ka asgjë më të mirë sesa atmosfera e ramazanit në shtëpi. Ndiej sikur jam pronar i krejt botës. Jam i lumtur që kam pranë babanë, nënën, bashkëshorten dhe fëmijët e mi”, ka thënë ai.Shtyp reklamen per ti pare video/Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet

Kuzhina gumëzhinte nga anëtarët e familjes, përfshirë babanë, nënën, gruan dhe dy fëmijët.
Abu Latifa iu bashkua Lëvizjes Kombëtare për çlirimin e Palestinës, që tani njihet si Fatah.

Comment here