Lajme

Miliarderi arab që ndërtoi Dubain: ‘Jam rritur nga njerku, dikur flinim 9 fëmijë në 1 dhomë’ (FOTO)

Mohamed Alabbar ka lindur në një familje modeste dhe fëmijërinë e kaloi në një dhomë te vetme ku banonin dhe flinin 9 fëmijë. 35 vjet më pas ai është një nga personazhet më të rëndësishëm të Emirateve, botës arabe dhe biznesit ndërkombëtar.
Është njeriu që ka ideuar dhe ngritur ndërtesën më të lartë në botë, Burj Khalifa, qendrën tregtare më të madhe në botë, Dubai Mall dhe pjesën më të rëndësishme të qytetit të Dubait. Vizionit dhe besimit të tij i dedikohet fakti që Dubai është sot qyteti i pestë më i vizituar i globit.Shtyp reklamen per ti pare video/Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet

Presidenti i Emaar Group me afro 130 miliardë USD investime ka dhënë një intervistë ekskluzive dhe vërtet të rrallë për programin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu në Tv Klan. Ai rrëfen që nga beteja për të arritur suksesin deri tek jeta e tij sot, që siç thotë ai, miliardat e pasurisë nuk e kanë ndryshuar fare.
Stafi i tij ka shoqëruar ekipin e Opinion në disa nga veprat më mbreselënëse të kompanisë, që renditen ndër rekordet Guinness apo që konsiderohen mrekulli të inxhinierisë botërore.
Plot 2 miliardë Euro pritet që të investojë në portin e Durrësit kompania e njohur Emaar. Pak e dinë, por kjo firmë është ajo që ka ndërtuar Dubain ashtu siç e njohim në sot, me ndërtesa të bukura dhe teknologji të lartë.Shtyp reklamen per ti pare video/Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet

Comment here