Lajme

“Pata edhe probleme psikologjike”, Manjola Nallbani pas infektimit i dedikon këngë Covid-19

Këngëtarja Manjola Nallbani tregoi se ishte infektuar me Covid-19 pesë muaj më pare dhe si rezultat, iu desh të izolohej në shtëpi.
Pasi e fitoi betejën me këtë virus, ajo tregoi se për të nuk ka qenë aspak e lehtë, pasi përjetoi shqetësime që nuk i kishte pasur kurrë nga një grip i thjeshtë.Shtyp reklamen per ti pare video/Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet

Ndër të tjera, ajo rrëfeu se kshte pasur edhe probleme psikologjike, pasi gjatë gjithë kohës qëndronte si e trembur.
Kjo eksperiencë ka bërë që kënëtarja të marrë vendimin për t’i dedikuar një këngë pandemisë.
“Kjo këngë është për ne! Një dedikim për dashurinë dhe për solidaritetin njerëzor në këtë kohë pandemie. Gjithashtu, një mirënjohje për të gjithë ata mjekë që shpëtuan jetë!”, shkroi artistja krahas postimit të një pjese të shkëputur nga kënga, të titulluar “Triumf”.
Manjola Nallbani vendosi që të tërhiqej edhe nga “Festivali i Këngës” pas infektimit me koronavirus.Shtyp reklamen per ti pare video/Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet

Comment here