Lajme

“Iku” nga Kosova për të jetuar në Shqipëri, eksperti i sigurisë: Kjo është frika e Baton Haxhiut

“Iku” nga Kosova për të jetuar në Shqipëri, eksperti i sigurisë: Kjo është frika e Baton Haxhiut

Ish-zv.ministri i MPB-së dhe eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava thotë se, ka folur për qeverisjen e re të udhëhequr nga lideri i LVV-së, Albin Kurti dhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.
Tërnava thotë se, pas marrjes së detyrës nga dy liderët e rinj të Kosovës, duke vazhduar t’i mbajnë premtimet që ia kanë dhënë elektoratit për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, të gjithë të korruptuarit që kanë qeverisur në të kaluarën, po ngritën kundër këtyre.Shtyp reklamen per ti pare video/Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet

Sipas tij, opozita po mundohet të angazhohet në suaza dhe kompetencat e saja që i ka dhe duhet ta luaj rolin e sajë që është tepër destruktiv, sepse edhe sukseset nuk po i pranojnë, gjithçka çfarë bënë e vepron pozita kundërshtohet për inati.

“Duke e ditur të kaluarën se PDK e ka pasur edhe SHIK-un, dhe po ata njerëz kanë pozita të rëndësishme edhe në partinë e PDK-së, është e kuptueshme se ata do të riaktivizohen e sidomos kur krejt luftimin e dukurive negative që e ka premtuar Qeveria Kurti, opozitës nuk i shkon në favor se me vite të tëra e kanë qeverisur këtë vend, prandaj me zhvatjet që i kanë bërë deri më tani këtij vendi, edhe nuk është për tu habitur se në çfarë gjendje të mjerueshme tani gjendet Kosova”, thotë Tërnava për gazetën “Bota sot”.Shtyp reklamen per ti pare video/Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet

Comment here