Lajme

Rama: Unë dua të jem kryeministri i të gjithë shqiptarëve

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka falënderuar të gjithë mbështetësit dhe qytetarët për besimin e dhënë për katër vjetët e ardhshëm në krye të qeverisës së vendit.
Partia Socialiste ka fituar zgjedhjet parlamentare të 25 prillit dhe kryeministri Rama tha se kjo fitore duhet merituar në çdo ditë të këtyre katër vjetëve.Shtyp reklamen per ti pare video/Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet

“Mirënjohje të gjithë shqiptarëve që ishin me dhe për mua. Lulzim Basha dhe PD bën fushatën më të mirë të tyre në historinë e tyre. Demokratët ishin kundërshtarë edhe jo aq të lehtë kësaj here për ne. U them atyre sinqerisht, se më shumë se kaq nuk bën dot, madje bënë më shumë”, ka thënë Rama gjatë kremtimit të fitores në Tiranë.
Ai ka thënë se humbja e Partisë Demokratike të Lulzim Bashës nuk është humbje aspak turpëruese.
“Fitorja jonë e madhe nuk na bën më të vogël, por më të madh dhe t’i shtrijmë dorën bashkëpunimit të sinqertë pa asnjë paragjykim dhe kufizim Partisë Demokratike. Unë dua të jem kryeministri i të gjithë shqiptarëve, jo vetëm i socialistëve, por edhe i demokratëve, jo vetëm i atyre që votuan, por ata që nuk votuan fare”, ka thënë Rama.Shtyp reklamen per ti pare video/Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet

Comment here