Lajme

Mbreti Që Njohu Kosovën Shtet Dhe Njihet Për Shumë Gra, I Ndryshon Emrin Vendit Të Tij

Mbreti i Swazilandit, Mswati III, ka njoftuar se do ta ndryshojë emrin e vendit të tij, duke i vënë Mbretëria e eSwatini.
Sipas mediave të huaja monarku njoftoi ndryshimin zyrtar në festimet e Jubileut të Artë për 50 vjetorin e pavarësisë së Swazisë.
Festimet gjithashtu shënuan ditëlindjen e 50-të të mbretit.
Mbreti, i njohur si Ngwenyama ose “luani”, është i njohur për shumë gratë e tij dhe për respektimin e veshjes tradicionale.
Emri i ri, eSwatini, do të thotë “toka e Swazis”.
Swaziland është një anëtar i Komonuelthit.Shtyp reklamen per ti pare video/Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet

Sipas mediave, njoftimi i ndryshimit të emrit ka zemëruar disa në vend, të cilët besojnë se mbreti duhet të fokusohet më shumë në ekonominë e ngadaltë të vendit.
Vendi është monarkia e fundit absolute e Afrikës dhe në vitet e fundit demonstruesit kanë bërë thirrje për një ndryshim në demokraci.
Djali i Sobhuza II, i cili mbretëroi për 82 vjet, mbreti Mswati III ka aktualisht 15 gra.
Sipas biografëve zyrtarë, babai i tij mori 125 gra gjatë sundimit të tij.Shtyp reklamen per ti pare video/Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet

Ndërkohë që ndryshimi zyrtar i emrit ishte i papritur, Mbreti Mswati III ka qenë duke iu referuar viteve të fundit në Svaziland si Mbretëria e eSwatini.
Ky ishte emri që mbreti përdorte kur ai iu drejtua asamblesë së përgjithshme të OKB-së në 2017 dhe në hapjen e parlamentit të vendit në vitin 2014.

Comment here