Lajme

Ndodh edhe kjo! Mërgimtari e “regjistron” Ferrarin e tij me fjalën gërrnaç

Fjala “gërrnaq” ishte bërë hit në rrjetet sociale, krejt kjo pas një debati që ishte ngjallur nga gazetari Valon Syla.
Syla fjalën “gërrnaq” e përdori për një pjesë të diasporës, që kuptimi i fjalës sipas tij është për atë pjesë të diasporës, që jetojnë në mes të Kosovës, Zvicrës dhe Gjermanisë.

Ka pasur shumë persona nga diaspora që e kanë marrë për të keq këtë fjali, duket mos e ditur se për kë saktësisht është bërë ky cilësim. Mirëpo ka pasur edhe prej atyre që e kanë marrë me sportivitet, ku edhe kanë shfaqur kreativitetin e tyre.
Së fundi është një person nga diaspora që ka bërë diçka të veçantë në veturën e tij Ferrari.

Ai në tabelat gjermane të veturës e ka shkruar fjalinë “gërrnaq”.
Fotografia është publikuar në grupin “Marakli t’kerreve” derisa nuk dihet se fotografia a është montazh apo e vërtetë.

Comment here