Lajme

Jeton vetëm në rimorkion e tij, mirëpo ky burrë dëgjon brenda zëra të “çuditshëm vajtues”

Një burrë është ankuar për tinguj misteriozë të cilët po e shoqërojnë atë kur ai është vetëm, dhe i kërkoi ndihmë një forumi të Reddit, për identifikimin e zhurmës.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, në një video, ai tregon hapësirën brenda rimorkios së tij, që me sa duket nuk ka asnjë person përveç tij.
Por, derisa ai është duke xhiruar, një zhurmë e thellë vajtimi vjen nga diku në objekt dhe derisa ecën nëpër dhomat e tij, ai nuk mund ta gjejë burimin e zërit.
Përdoruesi i Reddit tha po rrethohej nga “tinguj të çuditshëm vajtues”.

“Unë jam vetëm në shtëpi, unë jetoj në një park rimorkio ku luanë e malit nuk janë gjë”, ka thënë ai.
Sidoqoftë ai kishte marrë disa komente nga njerëzit, derisa zhurmat megjithëse patjetër ishin të çuditshme, nuk ishin aspak paranormale.
“Patjetër që është një mace ose diçka e tillë, sido që të jetë, vendos kripë tek hyrjet”, shkroi një person. /Telegrafi/

Comment here