Lajme

Lazim Destani i shkruan Çun Lajçit

Aktori i njohur Çun Lajçi ka disa ditë që po qëndron i shtrirë në spital, konkretisht në repartin e pulmologjisë si pasojë e sëmundjes nga Covid 19.

E pikërisht në këto ditë i erdhi edhe një mesazh prekës nga miku i tij biznesmen, Lazim Destani nga Tetova.

Lajçi përmes një statusi në Facebook e ka publikuar këtë mesazh, duke thënë se nuk mundet pa ndarë këtë letër të bardhë nga një shpirt bujar dhe humanist, si ky i fundit.

Postimi i plotë:

Unë jam Çun

Jo Mulë e Bajraktar i Hotit, as orë e Kelmendit.

Por Çun që e ndanë t’mirën e t’keqën me juve.

S’lazdrohem kur mi kruejnë brinat e s’mërzitem kur samari m’vret!

E s’mundem pa e nda as ket letër t’bardhë për ditët e bardha, (t’vetmën) nga nji shpirt bujar, humanist deri të Zoti. Mik i letrave (Podrimës e Shkrelit) e besa edhe i imi. E pse jo edhe miliarder!

Tetovari i Bozovcit m’paska shkrua n’ditët e mia, fort të ngushtueme!

Lazimi, flokëbardhi e unë s’do t’isha Çun po mos tua thosha sy m’sy, t’mirën e miku!

*^*
I dashur miku im Çun,

Nga rrjetet sociale, nga postimi që kishe ba ti vet, pashë që nuk ishe në ditë fort të t’mira.

Më prekën fjalët tua sepse të kam mik të moçëm, por nji gja due me t’thanë, – Gjendjen tande e kuptoj fort mirë pasi tashmë shumëkush po kalon ditë të këtilla, njisoj kështu si puna jote.

Vërtet janë ditë t’vështira, edhe psikikisht po t’bajnë me u ndi keq por në asnji moment nuk ban me u dorëzue… virusit apo smundjes duhet me i thanë, – Sulmo sa të duash por unë jam ma i fortë se ti dhe ma n’fund, unë kam me dalë fitues!

Gajret he Çun, mos iu dorzo armikut! Po veprove kështu, jam i sigurt se së shpejti pimë kafe bashkë n’Prishtinë apo diku tjetër ku t’na vijë për së mbari.

Të uroj e lutem për ty miku im, – I kalofsh sa ma shpejt këto ditë t’pakëndshme dhe u pjekshim për të mirë!

Përzemërsisht,

Lazimi

Comment here