Lajme

“Sadek”, heroi i FSK-së në kërkimin dhe shpëtimin e njerëzve

I saktë në punën e tij, “Sadek” është qeni i Njësisë së Kërkim Shpëtimit K-9 në kazermën “Evropianët e rinj” të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
I trajnuar në Turqi, ky qen ka shpëtuar shumë jetë njerëzish në disa operacione të Kërkim Shpëtimit në Kosovë.
Madje, falë tij është bërë shpëtimi i një personi i cili u nxor i gjallë edhe nga tërmeti në Shqipëri.

Kujtim Krasniqi, i cili kujdesët që pesë vite për qenin “Sadek” tregon aftësitë dhe ushtrimet që i bëjnë me qen pothuajse çdo ditë.
“Punën me qen e punoj që pesë vite. Do kujdes shumë por është punë e mirë, trajnimet i bëjmë në kohën kur kemi të lirë por zakonisht i bëjmë tri herë në javë”, tha Krasniqi.
Njësia e Kërkim Shpëtimi K-9, ka qenë të trajnuar për kërkime në male, kërkime nën rrënoja, kërkime nën orteqe dhe kërkime në ujë.
Mes tjerash, Krasniqi tha se qeni ‘Sadek’ është donacion nga KFOR-i turk, dhe se lidhja e tij me të është shumë e afërt.
Madje ai komunikon me të përmes gjuhës turke.

“Qeni është donacion nga Tuqria, është i trenuar atje dhe komunikojmë më të përmes gjesteve dhe gjuhës turke”, tha Krasniqi.
Krasniqi tregon një nga operacionet e suksesshme që qeni tij ka treguar rezultat duke gjetur një qytetar 6 metra nën rrënoja në Mitrovicë.
“Ky qen ka gjetur një person i cili ishte 6 metra nën rrënoja nga shembja e një objekti në Mitrovice”, tha Krasniqi.
Përpos operacioneve brenda Kosovës, Njësia e Kërkim Shpëtimit K-9 ka ndihmuar edhe në operacionin e Kërkim Shpëtimit në tërmetin e vitit 2019 në Shqipëri.

Comment here