Lajme

Investimi i Emirateve të Bashkuara Arabe në portin e Durrësit, ndërtuesi flet për CNN: Fatkeqësisht Shqipëria ka një të shkuar, unë po investoj sepse

Mohamed Alabbar, një nga ndërtuesit kryesor në Emiratet e Bashkuara Arabe ka folur në një intervistë për CNN mbi projektin e transformimit të Portit të Durrësit.

Teksa e quan vendin tonë “Europa e re”, Alabbar thekson se “të gjithë treguesit janë shumë pozitivë sipas meje, prandaj po investoj në një projekt të konsiderueshëm”.

“Nëse e bën mirë, me partnerët e duhur, për të ndërtuar portin më të madh në detin Adriatik në Durrës me mbi 12 mijë apartamente, hotele, restorante e dyqane, mendoj se për mua është si të kem një ëndërr që shkoj dhe e kthej në realitet”, shprehet drejtori i kompanisë Emaar Properties.

“Imagjinoni një plan ndërtimi madhështor në Shqipëri, kjo është çka Emiratet e Bashkuara Arabe kanë ndërmend të bëjnë!

Emiratet e Bashkuara po kryejnë një investim masiv prej 2.5 miliardë dollarësh në një port, si pjesë e asaj që konsideron si Europa e re.

Gazetari ynë foli me një nga ndërtuesit kryesor në Emirate“, thuhet në kronikën e CNN.

Mohamed Alabbar, drejtor i kompanisë Emaar Properties: “Europa e Re” është shumë tërheqëse për mua. Kur shoh Shqipërinë, atë që po ndodh me qeverinë atje, shoh sa shumë po punojnë të gjithë për të zhvilluar vendin, për ta çuar përpara, dhe si ta them dua që unë të jem i pari që shkon atje.

Comment here