Lajme

Vajza serbe u konvertua në muslimane

Nga Snezhana Hyrije Nikoliqi nga Smederevska Pallanka ka hequr dorë e gjithë familja, përveç nënës së saj, duke e konsideruar turpin e familjes, por as ky fakt nuk e ka dekurajuar vajzën serbe që të konvertohet në fenë islame, edhe pse tash jeton e vetmuar në një banesë me qera.

Ajo këmbëngulë që të shërbejë si shembull për të rinjtë që duan ta ndërrojnë fenë.Snezhana, që tash e ka marrë emrin Hyrije, thotë se e ka agjëruar Ramazanin para se të konvertohej në myslimane, kurse kalimi i saj nga feja ortodokse në myslimane e ka tronditur Serbinë.

“Jam ndie e fuqishme gjatë agjërimit”, thotë Hyria, e cila tregon se shehadetin e ka mësuar derisa lozte me shoqet e saj myslimane, ndërsa më vonë pas përfundimit të shkollës fillore nga kureshtja dhe dashuria për islamin ka mësuar edhe pjesë të tjera nga Kurani, transmeton Telegrafi.Nëna e saj e kishte pranuar vendimin e së bijës, por nuk ishte pajtuar që ajo të mbulohej me shami.

Comment here