Lajme

22 vjeçari kosovar vjedhë 80 mijë euro në Francë, i blen shtëpi dhe veturë babait në Kosovë

Një 22 vjeçar kosovar që jeton në Strasburg të Francës është arrestuar pasi kishte vjedhur 80 mijë euro nga kompania ku punonte, shkruan Gazeta Metro.

I riu kosovar punote në një kompani të duhanit në Francë, dhe me paratë që ka vjedhur i ka blerë babait të tij në Kosovë shtëpi dhe veturë.

22 vjeçari fillimisht kishte nisur punën si praktikant, para se të punësohej me kontratë. Për tri vjet me radhë, i riu që dyshohet të jetë nga Kosova, ka vjedhur mbi 80,000 euro pa dijeninë e shefit të tij. Vjedhjen e ka bërë përmes arkës së parave të gatshme, duke bërë më pas rimbursime false.

Pas intervistimit nga prokurori djali dhe babai, të cilët u ndaluan për mashtrim dhe pastrim parash, pranuan veprën penale./gazetametro.net

Comment here