Lajme

Ministrja e Austrisë: Ne i duam shqiptarët kemi nevojë për ju!

Ministrja për Bashkimin Evropian dhe Kushtetutë të Republikës së Austrisë, Karoline Edtstadler gjatë konferencës për shtyp ka përgëzuar ministren e Jashtme, Olta Xhaçka për zgjedhjet e 25 prillit gjithashtu ajo shprehu dëshirën për një bashkëpunim më të fortë me Shqipërinë.

Edtstadler tregoi se Austria po mbështet të gjithë rrugëtimin e Shqipërisë për të hyrë në Bashkimin Europian dhe se për aq kohë sa vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë të integruara, BE nuk është e plotë.

“Kemi rrënjë të forta marrëveshje historike me Shqipërinë, kemi rrënjë të forta ekonomike dhe kjo është aryseja pse ne kujdesemi për këtë rajon. Së dyti të mundësojmë lëvizshmërinë e njerëzve dhe kjo është arsyeja e cila po përpiqemi për pasaportën e gjelbër dhe ka patur unitet në BE për këtë pasaportë. Dhe jemi të bindur që duhet të përfshijmë dhe vendete e treta në këtë pasaportë të gjelbër për të mundësuar një lëvizshmëri sa më të sigurt sepse kjo është kyçe për ekonominë tonë, turizmin.

Sepse ne shkojmë drejt një normaliteti më të madh. Duam të përfshijmë edhe Shqipërinë dhe të gjitha vendet e ballkanit perëndimor. Pika tjetër është migracioni kemi nevojë për vendet e Ballkanit Perëndimor sidomos për Shqipërinë për problemet e migracionit dhe këtu Shqipëria është një partnere e fortë. Në 2021, 52 migrantë janë ndaluar këtu, ndaj që kupton që duhet të punojmë bashkë me ju. Kemi nevojë për ju. Duhet t’ju japim ju prespektivën për të hyrë në BE. Nëqoftëse do të ndalemi këtu të gjithë humbasim dhe kjo është arsyeja pse po mbajmë koferencën e parë ndërqevertitare për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe vendet e tjera.

Comment here