Lajme

Flet roja që i pa kosovarët me kërpudha: Iu thashë mos i hani

Helmimi i tre familjarëve nga Kosova që ndërruan jetë pas helmimit nga kërpudhat në Shqipëri ka bërë që në zonën rezidenciale në Gjirin e Lalëzit policia të nisë hetimet për të mësuar shkakun e plotë të vdekjes së tyre.

Dëshmi kyçe deri më tani në zbardhjen e kësaj ngjarje është ajo e rojes së sigurisë së kësaj rezidence.

Ai i ka thënë grupit hetimor se i ka parë tre familjarët duke u futur në banesë me një qese me kërpudha të cilat janë helmuese. Ai është shprehur se u ka thënë atyre të mos i konsumojnë.

Ndërkohë deri më tani janë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë pasi duke qenë se është zonë rezidenciale të gjitha godinat janë të monitoruara me kamera.

Comment here