Lajme

Konkurrentja e ‘She’s on top’ humb ndjenjat në mes të skenës (video)

Ditën e sotme “She’s on top” ka nisur sezonin e ri. Kujtojmë se ky “Reality-show” vjen si një rubrikë e “E diell” dhe i dedikohet modës e bukurisë. E që në episodin e parë kishte rezervuar të papritura, pasi një nga konkurrentet ka humbur ndjenjat në skenë. Konkurrentja e cila quhet Silvi nuk po ndihej mirë dhe u ul papritur në gjunjë, duke krijuar frikë e panik tek të gjithë. Më pas ajo humbi ndjenjat, teksa mori menjëherë ndihmën e parë. Fatmirësisht, kjo nuk zgjati shumë pasi Silvi e mori veten shumë shpejt dhe emisioni vijoi normalisht.

“Faleminderit për interesimin, jam më mirë! Por, normalisht të marrë kaq shumë komente të mira nga disa profesionistë…emocionet bënë të vetën, më ranë në kokë!“- u shpreh ajo më pas me nota humori.

Comment here