Lajme

Sali Berisha: Millosheviçi i tha Batonit: Ti ke qenë basshkëpunëtor yni, dëshiiron ta dëshmoj?

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha në një postim në Facebook ka publikuar një shkrim ku flitet për bisedën e Millosheviqit me Baton Haxhiun.

Kjo bisedë, sipas Berishës, ndodhi para se Haxhiu të udhëtonte në Hagë si dëshmitarë.

Mirëpo Berisha shkruan se Millosheviqi e shantazhoi Haxhiun, duke i thënë se do të tregojë se ke qenë bashkëpunëtor i yni(Serbisë).

“Ja sepse unë e kam quajtur Baton Stanishiqin “Argat in chef” i Beogradit”, ka nisur shkrimin e tij, Sali Berisha.

Postimi i plotë:

Ja sepse une e kam quajtur Baton Stanishiqin “Argat in chef” i Beogradit.

Miq, une e kam quajtur sepse ne te vertet ai eshte mesazheri numer nje i Beogradit per argatin e Prishtines apo Muladinin shqipfoles dhe argatin e Tiranes apo Zografin bis

Artikulli i meposhtem provon se per Baton Stanishiqin si sherbetor i Serbise kishte dijeni edhe vet kasapi i Ballkanit Sllobodan Millisheviçi!

Lexoni se cfare i perplase ne Hage ne fytyre Sllobo, Baton Stanishiqit! sb

Zbulimi tronditës: “Ti ke qenë bashkëpunëtor yni, dëshiron ta dëshmoj”, kështu reagoi Baton Haxhiu kur i tha Millosheviçi

Opinionisti Gani Mehmetaj, përmes një shkrimi ka zbuluar detaje të pathëna nga Gjyqi i Hagës, ku gazetari Baton Haxhiu ishte dëshmitar në këtë proces për krimet e “Kasapit të Ballkanit”- Sllobodan Millosheviç.

Mehmetaj shpjegon se, “Kasapi i Ballkanit e frikësoi keqas Batonin, e frikësoi edhe Bakallin, duke ua bërë me dije publikisht se ishin bashkëpunëtorë të Sigurimit Serb, prandaj s’kishin ç’të dëshmonin pos qyqarisë së tyre”.

Ja shkrimi i plotë i Opinionistit Gani Mehmetaj:

Kush e caktoi Baton Haxhiun dëshmitar në Gjyqin e Hagës, kur gjykohej Milosheviqi, askush nga shqiptarët nuk di ta sqaroj as pas 17 vjetësh. Nuk e thonë as në Tiranë ku Haxhiun e bënë “kosovarin” kryesor kur duan të na fyejnë në inteligjencë e në arsim, nuk e thonë as në Beograd ku ai shkon shpesh.

Comment here