Lajme

SHBA: Një Vendim Që Gratë Muslimane Me Hixhab Mund Të Punojnë Si Oficere Policie

Gratë muslimane të veshura me shami në qytetin Newark, New Jersey, tani do të jenë në gjendje të punojnë si gra police.
Gratë myslimane që punojnë në polici nuk do të ndalohen më të mbajnë hixhabin si pjesë e një uniforme policie.

Shefi i Sigurisë Publike të Newark-ut, Brian O’Hara u tha gazetarëve se ata respektojnë të gjitha fetë.
“Ky vendim do të na ndihmojë të tregojmë vizualisht publikut se ne respektojmë ndjenjat fetare dhe fenë e të gjithë njerëzve,” tha O’Hara.

Kryebashkiaku Ras Baraka kujtoi se Departamenti i Policisë Newark ishte i pari në shtet që lejoi myslimanët dhe sikët të rritnin mjekra në përputhje me bindjet e tyre

Comment here