Lajme

BE kërkon të tërheqë punëtorë të kualifikuar nga Ballkani: Kartë Blu për emigrantët, bashkim familjar dhe punësim

Bashkimi Europian ka një skemë të re për tërheqjen e punëtorëve të kualifikuar vendet e treta si ato të Ballkanit, të ngjashme me skemën e Kartën Jeshile të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Skema quhet Karta Blu dhe mori sot aprovimin e Paramentit Europian, duke i hapur kështu rrugën thithjes së profesionistëve të rinj nga jashtë BE për të jetuar dhe punuar në 27 vendet e unionit.

Bazuar në sistemin ‘Green Card’ të SHBA.-së, skema është krijuar për të adresuar krizën demografike të Europës dhe mungesën e punëtorëve, duke joshur emigrantët e kualifikuar në Evropë.Eurodeputeti gjerman i qendrës së djathtë Ewa Klamt (EPP), i cili hartoi raportin tha se kjo do t’i mundësonte BE-së të mos mbetet prapa konkurrentëve të saj si SHBA-a, Kanada dhe Australia. ”

Comment here