Lajme

Tha se ishte motra e Klodian Rashës, flet sërish vajza: Im shoq e kishte shok, e kisha si vëlla

Protesta qytetare e organizuar në Tiranë në lidhje me ngjarjen e rëndë të ‘eliminimit’ të 25-vjeçarit Klodian Rasha nga punonjësi i policisë, në një moment të saj shfaqi një episod të papritur. Një protestuese, e identifikuar si Bukuroshe Sali deklaroi se ishte motra e të ndjerit dhe e gjithë vëmendja e mediave u përqendrua tek ajo. Por pak miniuta më pas, familja Rasha e mohoi diçka të tillë dhe thanë se ajo nuk është pjesëtare e tyre. Aludimet e para ishin në lidhje me faktin se ajo mund të kishte probleme të shëndetit mendor.

Ndërkohë në një intervistë të dytë, ajo u shpreh se nuk e kishte vëlla biologjik Klodianin, por e konsideronte të tillë për shkak të marrëdhënies shumë të afërt që bashkëshorti i saj kishte patur qysh në fëmijëri me të. Nga ana tjetër intervista u pa e udhës që të mos transmetohej, duke marrë parasysh ndjeshmërinë e çështjes për familjarët e 25-vjeçarit.

Comment here