Lajme

Pamje nga dasma në aeroplan: Qeveria ia ndaloi në tokë, çifti indian martohet në ajër

Një çift indian e zhvilloi dasmën aty ku qeveria dhe policia nuk mundi t’i ndalte – në aeroplan. Ata patën 160 “mysafirë” në dasmën e veçantë, pasi një ceremoni e tillë ishte e ndaluar në tokë shkaku i rregullave kundër pandemisë.

Çifti Rakesh dhe Dakshina u martuan në aeroplanin e kompanisë “SpiceJet” të dielën. Të pranishëm në aeroplan ishin edhe familjarët dhe miqtë. Ata rezervuan një fluturim “charter” nga qyteti Madurai i Indisë.

Më shumë se 160 mysafirë ishin të pranishëm në aeroplanin e tipit “Boeing 737”. Në pamjet e publikuara shihet se aeroplani ishte plot pasagjerë dhe mes tyre nuk kishte distancë. Disa persona madje as nuk kishin vendosur maska. Si duket, çifti nuk ia ka treguar planet për dasmë as aeroportit.

Comment here