Lajme

Mevlani tha se u cmend per Antonelën dhe i bëri ‘block’, Ledjana sh p ërthen keq dhe e prek në pikën e dobët

Në puntatën e sotme në “Për’puthen”, Mevlani sqaroi gjithçka për marrëdhënien e tij me Ledjanën. Ai tha se nuk është më me Ledjanën dhe nuk ka pse këtë gjë ta mbajnë të fshehtë nga publiku. Mevlani tregoi se pas festës së “Për’puthen”, Ledjana e ka bllokuar nga çdo rrjet social, pasi ai u pa duke kënduar me Antonelën një këngë.

“Në mbrëmjen e festës ajo nuk ishte prezente dhe unë e rikujtova duke i kënduar këngën e saj. Pasi pa story-t në Instagram, ku Antonela u afrua dhe këndoi me mua, më ka bllokuar nga çdo rrjet social. Nuk është fundi botës që Antonela vjen këndon apo kërcen afër meje. Më ka bërë bllok në të gjitha anët, kështu që kjo nuk është xhelozi, por është inat. Ajo nuk më ka marrë as në celular para festës për të pyetur a do vish apo jo.

Comment here