Lajme

Burri para bashkëshortes: Kam shkuar me shefen suedeze, jam çun i shkathët

Kastrioti dhe Imelda janë bërë pjesë e rubrikës “Shihemi në Gjyq” tek “E Diela Shqiptare” ku tregojnë problemet që kanë mes tyre. Kastrioti shprehet se Imelda ia ka mbyllur derën e shtëpisë dhe nuk e lejon të hyjë më brenda. Kjo situatë ka nisur gati para një viti dhe akoma nuk kanë gjetur një zgjidhje. Kanë 12 vite martesë dhe 5 vite kanë jetuar në Suedi.

Kastrioti do që të rikthehet me Imeldën dhe vajzat dhe të jetojnë të lumtur, por Imelda nuk e pranon një gjë të tillë dhe e quan rrugaç, sepse e ka tradhtuar me shefen e tij suedeze për një kohë shumë të gjatë. EKSKLUZIVE vetem ti mundesh ta shikosh videon,duke shtypur ne rek,la.men 5 sekondshe.

Imelda: Sot kam ardhur për të kërkuar divorcin sepse nuk është një njeri normal.

Kastrioti: Avazh, avazh, nuk ke për ta marrë divorcin kurrë.

Imelda: Ti do ma japësh sepse nuk më meriton as mua dhe as gocat.

Eni Çobani: Imelda kush është problemi që t’i i mbyll derën babait të 4 vajzave të tua?

Imelda: Kastrioti të tregojë kush është problemi, ai i di të gjitha se çfarë ka bërë. Ti je rrugaç, ke bërë shumë gabime.

Kastrioti: Pse rrugaç sepse të dua?

Imelda: Do e tregosh mes publikut se çfarë ke bërë ti.

Ardit Gjebrea: Cili është gabimi?

Imelda: Ka shkuar me një gocë suedeze.

Kastrioti i shkon afër dhe i thotë të mos hapë probleme të tjera sepse nuk kanë ardhur për këtë çështje, ndërsa Imelda i kërkon që të shkojë tek vendi i tij.

Kastrioti: Zonja Eni nuk kemi ardhur për këtë çështje, këto kanë mbaruar, çështja është që ajo më ka mbyllur derën e shtëpisë, kjo është çështja.

Comment here