Lajme

Rrëfími Axhës: U nisën për të shkuar të miqtë, prisnin të hynin në banesë të re

Familja Ramadani nga Shtimja u shua dje në një aksident të rëndë trafiku në fshatin Koshare të Ferizajt.

Në vendin e ngjarjes vdiq Naim Ramadani 39 vjeç, nëna e tij (60), gruaja (32) dhe djali (10).

Në gjendje kome vazhdon të ndodhet motra e tyre, e cila po trajtohet në QKUK në Prishtinë. Për ngjarjen që tronditi gjithë vendin, Gazeta Express ka qëndruar sot në Shtime dhe nga atje sjell rrëfimet e axhës së kryefamiljarit, drejtorit të shkollës ku 10-vjeçari kishte vijuar mësimet deri në klasën e katërt dhe të kryetarit të Komunës Naim Ismajli. EKSKLUZIVE vetem ti mundesh ta shikosh videon,duke shtypur ne rek,la.men 5 sekondshe.

Të gjithë apelojnë për kujdes dhe vëmendje të shtuar në komunikacion.

Për shkak të pikëllimit të madh shoqet dhe shokët e klasës së nxënësit të shkëlqyer Yllit, nuk arritën ta mbajnë mësimin, ndërsa në bankën ku ai ulej ishte vendosur një lule dhe fotografia e tij.

Mësuesja e tij ka thënë se gjatë katër vjetëve mësim sa ka qenë mësuese e tij, në asnjë situatë, Yllit nuk ka pasur nevojë t’i tërhiqet vërejtja.

“Pra, ka qenë i qetë, i edukuar, i shkëlqyeshëm, i sjellshëm dhe dëshira e tij më e madhe ka qenë të luajë me shokë”, pohon drejtori i shkollës “Emin Duraku” në Shtime

Comment here