Lajme

4 anëtarë të familjes Ramadani humbën jetën,kurse i pesti po l ufton për jetë

Të dielën që lamë pas katër anëtarë të familjes Ramadani vd.iqën në një aksident të rëndë që ndodhi në magjistralen Shtime-Ferizaj, e një e lënduar.

Aty mbetën të vdekur Naim Ramadani 39-vjeçar – drejtues i automjetit, Xhevrije Ramadani 60-vjeçare (nëna e Naimit), Sabrije Ramadani 32-vjeçare (gruaja e Naimit) dhe Y.R. 12-vjeçar (emër i njohur për redaksinë – djali i Naimit).

Që nga ajo ditë, Ibadete Ramadani, [motra e Naimit], qëndron të jetë në komë.

Këtë e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Intensive të QKUK-së, Shaqir Uka.

Ai tha se Ibadetja do të qëndroj edhe për një kohë në komë për shkak të lëndimeve serioze që ka.

“Pacientja që po i referoheni vazhdon të qëndroj fjetur me barna, është e lidhur për aparatet e frymëmarrjes dhe ka shumë lëndime serioze dhe vazhdon të merr trajtimin e mëtutjeshëm, kështu do të vazhdoj edhe për një kohë.

Lëndime ka duke filluar nga regjioni i kokës, regjionin e gjoksit edhe regjionin e komplikut dhe atë të ekstremitetit”, tha ai.

Ndryshe, të hënën, pas ceremonisë së varrimit, familja Ramadani ka falur sipas traditës katër gjaqet ndaj familjes Musliu, prej së cilës vjen drejtuesi i veturës së përfshirë në aksident.

Comment here