Lajme

Berat Buzhala: Rugova dhe Thaçi jane dy figurat me te rendesishme te Kosoves te 50 viteve te fundit

Me Hashim Thaçin nuk kam pase raporte te mira ne disa vitet e fundit, perpara se ai te arrestohej nga Tribunali i Hages. Kam qene deputet i PDK’se, pastaj, nese mund te themi, vogelsia ime nuk pajtohej me menyren se si ai e udhehiqte qeverine dhe shtetin. Here me, e here pa, emocione, keto qendrime per dhe kunder tij i kam bere te ditura qofte ne Express qofte ne FB. madje tifozet e tij e kane shprehur mllefin ne forma te ndryshme per qendrimet e mia. EKSKLUZIVE vetem ti mundesh ta shikosh videon,duke shtypur ne rek,la.men 5 sekondshe.

Mirepo, pra mirepo, une kurre nuk e kam urryer Thaçin per te kaluaren e tij dhe per prejardhjen e tij. Thaçi ka qene nje djale i nje fshati periferik te Kosoves, qe ne te njezetat e tij kishte arritur, ne mes tjerash, me i pri delegacionit shqiptar ne Rambuje. Askush nuk ia kishte dhuruar kete mundesi. Nje djale ne te njezetat, qe nuk e ka pase baben ambasador, nuk e ka pase as ne funksione te pushtetit te Jugosllavise, kishte arritur qe ta bindte sekretaren amerikane te shtetit, Medllin Ollbrajt, qe te bente nje marreveshje paralele me Thaçin, ku i premtonte qe Amerika, kur te vije puna e statusit final te Kosoves, do ta marr parasysh vullnetin e popullit te Kosoves.

Comment here