Lajme

URIME!! Presidentja Osmani Jep NJOFTIMIN E Madh Nga Austria Për Liberalizimin E Vizave!!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në vazhdën e vizitës zyrtare në Austri, ka takuar anëtarët e shoqatës së miqësisë Kosovë – Austri, ka mbajtur ligjeratë në Akademinë Diplomatike në Vjenë dhe ka takuar një grup të grave të suksesshme Austriake, me ftesën e Zonjës së Parë të Austrisë, Doris Schmidauer.EKSKLUZIVE vetem ti mundesh ta shikosh videon,duke shtypur ne rek,la.men 5 sekondshe.

Siç bëhet e ditur përmes një njoftimi për media, përgjatë takimit me shoqatën e miqësisë Kosovë – Austri, të udhëhequr nga eurodeputeti Lukas Mandl, presidentja Osmani ka falënderuar shtetin e Austrisë për mbështetjen ndaj Kosovës në faza të ndryshme përgjatë historisë. Ka theksuar se Kosova tashmë i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim vizash, ndaj ka kërkuar nga BE-ja që t`i përmbahet premtimit për kosovarët. Më tej, Osmani ka shfaqur bindjen se Austria do të vazhdojë t`i qëndrojë në krah Kosovës edhe në procesin e integrimit evropian, sikurse edhe në atë të të integrimit euro-atlantik.

“Republika e Kosovës ka potencial të jashtëzakonshëm të të rinjve, të cilët janë të shkolluar dhe të aftë për t`i dëshmuar vlerat e tyre sapo t`u jepet mundësia. Duhet të sigurojmë mobilitet dhe të ndërtojmë partneritet të fuqishëm”, ka theksuar Presidentja Osmani në takim me Grupin e Miqësisë Kosovë-Austri.
EKSKLUZIVE vetem ti mundesh ta shikosh videon,duke shtypur ne rek,la.men 5 sekondshe.

Në këtë kontekst, ajo ka përmendur edhe rolin e diasporës shqiptare në shtetin austriak.

“Diaspora jonë këtu ka rol qenësor për Republikën e Kosovës, shkaku i potencialit, dijes dhe ideve të reja që sjellin”, është shprehur Osmani.

Osmani ka takuar edhe një grup të grave të suksesshme në Austri, nën organizimin dhe me ftesë të Zonjës së Parë të Austrisë, Doris Schmidauer, ku morën pjesë edhe ministrja e Drejtësisë në qeverinë austriake, Alma Zadic, ish-raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovë, Ulrike Lunacek, si dhe gra nga fusha e biznesit, akademia, politika e shoqëria civile.

Në këtë takim u diskutuan sfidat dhe mundësitë me të cilat përballen gratë në sektorin

Comment here